Microsoft ka publikuar sot reklamën e parë për tabletin e tyre Surface Pro 3, i cili është dizajnuar posaçërisht për të mundësuar përdoruesve zëvendësimin e laptopve me ketë tablet të Windows-it.

https://www.youtube.com/watch?v=CTo5DfBtWkY

Microsoft ketë tablet e ka lansuar muajin e kaluar, bashkë me disa pajisje përcjellëse duke përfshirë Docking Station, Surface Pro Type Cover, Surface Pen dhe Surface Adapter Ethernet.

Surface Pro 3, vjen me tri opsione të procesorëve Intel Core i3, Core i5 dhe Core i7, gjithashtu ekziston zgjedhja prej 4GB ose 8GB RAM. Ndërsa nga hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave vjen duke filluar nga 64GB dhe shkon deri 512 GB.

Për më shumë informacione mbi tabletin e ri Microsoft Surface Pro 3 klikoni këtu. /ameble