SHPËRNDAJE

samsung-galaxy-goldenËshtë shumë e qartë që Samsung i sheh gjërat më ndryshe nga prodhuesit e tjerë të telefonave. Sot kjo kompani ka lansuar për shitje telefonin e mençur Galaxy Golden që ngjason shumë në dizajnin e jashtëm me Samsung Galaxy Folder i cili u publikua para ca kohe.

Ngjashmëria kryesore mes tyre qëndron ngase që të dy janë “flip” në të cilët pjesa e ekranit është e dy anshme dhe është e ndarë nga pjesa e butonave fizik dhe ka formën e një kulete.

Samsung Galaxy Golden ka një ekran prej 3.7 inç Super Amoled, është i bazuar në sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean, procesori i tij është 1.7GHz dy-bërthamorë dhe ka një kamerë prej 8 megapikselëve, ky telefon ka të integruar radion.

Samsung Galaxy Golden është krijuar më shumë për klientët të cilët janë mësuar me një lloj të tillë të telefonave dhe për biznesmenët.  |ameble|

 

SHPËRNDAJE