SHPËRNDAJE

Nga dita kur Samsung ka njoftuar për phabletin e tyre të ri Samsung Galaxy Note 3, ata kanë publikuar një numër videosh në lidhje me pajisjen, tani kjo e fundit që mund ta shihni më poshtë quhet ‘Dream’.

[youtube id=”m4sTLfTKOGo” width=”600″ height=”350″]

Samsung Galaxy Note 3 do të fillojë me shitje në Britani të Madhe gjatë këtij muaji, pikërisht me datën 25 Shtator dhe do të vazhdoj kështu me radhë.

Ju kujtojmë se Galaxy Note 3 vjen me ekran super Amoled 5.7 inç me definicion të lartë dhe të plotë, rezolucionin 1920 X 1080 pikselë, pajisja është e pajisur nga procesorë 4-bërthamor 2.3 GHz Qualcomm Snapdragon 800 me versionet 4G LTE dhe Exynos me versionin 3G.

Për hapësirën e brendshme ky model vjen me zgjedhje 32GB ose 64GB, plus 3 GB RAM, slotën microSD, dhe përmban kamerën 13 megapikselë. |ameble|