SHPËRNDAJE

Siç edhe është pritur, Apple dje ka prezantuar zyrtarisht pajisjen e tyre të re tabletë iPad Mini.
Apple iPad Mini i ri përmban ekranin me prekje (touchscreen) 7,9 inç i pajisur me rezolucion 1024×768 dhe përmban procesorin dual-core A5.
Të gjitha aplikacionet të krijuara për tabletat iPad nga Apple funksionojnë në Apple iPad Mini të ri, karakteristikë tjetër në ketë pajisje është kamera frontale FaceTime HD, dhe 5 megapixel iSight në pjesën e pasme.
Shpejtësia e WiFi-së është rritur për dy herë ndërsa bateria është e qëndrueshme deri në 10 orë.
Apple iPad Mini i ri vetëm me WiFi do të startojnë me çmime prej 329$ më 16GB memorie të brendshme, ajo me 32GB për 429$ dhe 529$ me 64GB memorie. Kurse iPad Mini 3G është me çmim 459$ me 16GB, 559$ me 32GB dhe 659$ për 64GB memorie të brendshme.

Në ngjarjen e djeshme Apple ka njoftuar gjithashtu se kanë shitur 100 milion iPad gjatë një periudhe kohore prej vetëm dy vjet e gjysmë, për mbi 90 për qind të trafikut të internetit janë të gjeneruara nga tabletat iPad.

Për më shumë informacione rreth iPad Mini të ri nga Apple mund të informoheni nëpërmes faqes se internetit nga Apple. |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE