SHPËRNDAJE

Kompania Taivaneze HTC ka publikuar një smartphone të klasit të mesëm i cili është i bazuar në Android të cilin e kanë emëruar HTC Desire 500. Çmimi i këtij smartphone-i pritet që të jetë rreth 300 Euro dhe fillimisht do të ofrohet për klientët e Taiwan Mobile duke filluar nga data 1 Gusht 2013, për të vazhduar më pas me vendet tjera.

htc desire 500 main

HTC Desire 500 duket se ka mjaft ngjashmëri me HTC One S nga pjesa e përparme. HTC Desire 500 është i madhësisë 4.3 inç , me rezolucion 800 x 480, Qualcomm Snapdragon 200 SoC me procesorë katër-bërthamorë, 1.2GHz I llojit Andreno 205, me 1GB RAM memorie, 4GB memorie interne me mundësi për SD-kartelë.

Kamera e pasme e Desire 500 është 8 megapikselë me mundësi incizimi në kualitetin 720p dhe kamera e përparme e tij është 1.6 megapikselë. Akoma nuk është plotësisht e sigurt por përflitet që ky telefon do të jetë dual-sim që mundëson shfrytëzimin e dy operatorëve në një telefon.

Sistemi operativ i këtij të fundit pritet të jetë Android Jelly Bean. Bateria e HTC Desire 500 do të jetë e fuqisë 1.800mAh. Kjo pajisje do të ofrohet në ngjyre të zezë, bardhë , gjelbërt dhe e bardh e përzier me të kuqe. |ameble|

 

SHPËRNDAJE