SHPËRNDAJE

Nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga duhani por nuk mundeni, një çakmak i ri i quajtur Quitbit mund t’ju nevojitet. Ai është dizenjuar për të numëruar cigaret që pini dhe ju mund të vendosni limitin e numrit që ju nuk dëshironi të kaloni.

Quitbit është një çakmak i mençur që është krijuar për të kontrolluar duhanpirjen. Në pajisje shfaqet numri i cigareve, duke ndihmuar që të ulni numrin e cigareve që pini ose të hiqni dorë komplet.

Kjo pajisje është pjesë e një projekti në Kickstarter dhe pothuajse ka arritur shumën e dëshiruar për të nisur prodhimin.

Çakmaku ka një ekran ku tregohet numri i cigareve që keni pirë, kohën kur keni pirë cigaren e fundit, por një ndër opsionet më të veçanta dhe efektive është caktimi i numrit të cigareve që do të pini në ditë, dhe sapo të arrihet ky numër, çakmaku nuk punon më.

Pajisja lidhet me smartphone me teknologjinë Bluetooth dhe me anë të aplikacionit për smartphone ju mund të shikoni statistikat tuaja. /ameble

 

SHPËRNDAJE