SHPËRNDAJE

iPhone me ngjyraKemi dëgjuar disa herë se Apple është duke planifikuar në nisjen e një iPhone-i me ekran më të madh. Kemi dëgjuar gjithashtu edhe thashetheme të shumta që thonin se një seri e iPhone-ve do të lansohet më ngjyra të ndryshme.

Reuters raporton sot se ka dëgjuar nga katër burime të ndryshme, se Apple vërtet është duke hulumtuar mundësinë e prodhimit të iPhone-ve me ekran më të mëdhenj dhe më ngjyra të ndryshme. Ky raport gjithashtu thotë se kompania Apple po kërkon furnizues për prodhimin e modelit të iPhone-it me ekran më të madh. Mirëpo krejt kjo është ende duke u diskutuar si ide.

Reuters ka përsëritur edhe atë kur Tim Cook vetë e kishte mohuar ketë duke thënë se Apple nuk do të kaloj në ekrane të mëdha për iPhone, pavarësisht fluksit të thashethemeve që thonë se një pajisje e tillë mund të bëhet gati për treg në vitin 2014. Gjithçka mbetet pikëpytje? |ameble|

SHPËRNDAJE