SHPËRNDAJE

Që nga kjo javë brezi i ardhshëm i ri i të ashtuquajturës teknologjisë 4K për ekran më definicion të lartë, zyrtarisht do të jetë e njohur si ” Ultra High-Definition” ose shkurt “Ultra HD”, ka njoftuar Industry Consumer Electronics (CEA).

Bordi udhëheqës i industrisë në CEA në mënyrë unanime ka votuar dje që zyrtarisht brendet me “4k” të quhen pajisje me termin “Ultra High-Definition” që ndihmon shitësit dhe konsumatorët të kuptojnë sa më lehtë rezolucionin e ri.

“Ultra HD është një hap tjetër përpara i natyrshëm në teknologjitë e ekranit, duke ju ofruar konsumatorëve një përvojë impresive të cilësisë në fotografi, ka thënë Gary Shapiro, president në CEA, “Kto terminologji të reja dhe atributet e rekomanduara do të ndihmojnë konsumatorët të hulumtojnë tregun për të gjetur TV-të më të mira që plotëson nevojat e tyre.” |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • sali

    Ultra HD, niceeee !!!