SHPËRNDAJE

Xbox Games StoreSot Microsoft ka njoftuar se ka riemëruar dyqanin e tyre online për lojëra Xbox Live Marketplace në Xbox Games Store, kjo si parapërgatitje e lansimit të konsoles së tyre të re Xbox One për treg.

Riemrimi e ka kuptimin e asaj qe tani muzikat dhe videot janë të ndara në kategoritë e veta ssi Xbox Music Store dhe Xbox Video Store që i qartëson se ku mund të gjinden gjërat.

Microsoft Xbox One me çmim në SHBA është prej 499$, në Britani të Madhe 429£ kurse në në të gjithë Evropën me 499€, edhe pse data e saktë e shitjes së pajisjes ende nuk është dhënë nga Microsoft. Microsoft Xbox One posedon procesorë AMD Jaguar me 8-bërthama dhe do të shfaqet me procesorë të grafikës që është përshtatur për Direct X 11.

Do ti ketë 8GB RAM DDR3, përkrahë video të plotë HD në 1080p, plus 4k dhe gjithashtu sistemin surround 7.1 të plotë. |ameble|