SHPËRNDAJE

ShazamKrijuesi i aplikacionit Shazam tani më globalisht i popullarizuar për identifikimin e këngëve, sot ka njoftuar se vlera e kompanisë është rritur për 30 milionë $ duke e çuar vlerësimin total të kompanisë për më shumë se 1 miliard $.

Përveç identifikimit të këngëve muzikore, duke përfshirë edhe këngëtarët, emrin e këngëve, etj. Shazam është po ashtu i integruar edhe në iOS kështu që mund të identifikoj edhe shfaqje televizive, po ashtu ka një desktop aplikacion ekskluziv për Mac, si dhe është i integruar në shërbimin Spotify.

Disa muaj më parë, pikërisht në gusht të vitit paraprak, Shazam kishte njoftuar se kishte arritur rreth 100 milionë përdorues aktiv mujorë.

Shazam u themelua në 2002 në Londër nga Chris Barton, Philip Inghelbrecht, Dhiraj Mukherjee dhe Avery Wang. /ameble

SHPËRNDAJE