Nokia shumë shpejt pritet të prezantoj pasardhësin e smartphone-it të tyre të njohur Lumia 520. Gjatë këtyre dy javëve të fundit janë dëgjuar vazhdimisht thashetheme në lidhje me modelin Nokia Lumia 525, smartphone ky që fillimisht pritej të shpallet në ngjarjen Nokia World 2013 nga muaji i kaluar. Ky model, i koduar me sa duket “Glee” është thënë të jetë i fokusuar në muzikë.

Sot më herët është shfaqur lista e supozuar e karakteristikave të Lumia 525 dhe gjithashtu edhe një foto që tregon dizajnin e plotë të këtij modeli. Foto vjen nga llogaria Twitter @evleaks tanimë e besueshme.

Nokia Lumia 525

Lumia 525 është thënë të vijë me procesorë 1 GHz Qualcomm Snapdragon 400 me 1 GB RAM, ekranin IPS LCD 4 inç me rezolucion 800 × 480, kamera e pasme 5 megapikselë për video incizim 720p në 30fps, bateria 1430 mAh, 8 GB memorie internet me opsionin për zgjerim nëpërmes microSD deri te 64 GB.

Asnjë informat nuk është thënë për çmimin dhe disponueshmërinë e tij, mirëpo dihet se do të prezantohet brenda disa javëve të ardhshme. |ameble|