SHPËRNDAJE

Javën e kaluar kemi publikuar lajmin për disa thashetheme se smartphone-i HTC Desire 820 do të jetë pajisja e parë Android me procesorin 64-bit, ndërsa sot janë publikuar edhe fotot e para si dhe disa specifika të pajisjes në fjalë.

HTC Desire 820 do të ketë procesorin 64-bit 8-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 615, i përberë nga një procesor 4-bërthamor ARM Cortex A53 me shpejtësi prej 1.7GHz dhe një procesor tjetër 4-bërthamor ARM Cortex A53 me shpejtësi prej 1.0GHz.

Specifika të tjera të smartphone-it HTC Desire 820 përfshijnë ekranin e plotë 5.5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, kamerën frontale 8 megapiksel, kamerën kryesore 13 megapiksel, 2GB RAM memorie, sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat dhe një bateri të fuqisë prej 2600 mAh.

HTC pritet të prezanton pajisjen HTC Desire 820 në një konferencë shtypi në IFA më 4 Shtator, me ç’ rast do të kemi më shumë detaje rreth pajisjes duke përfshi edhe çmimin e mundshëm. / ameble

SHPËRNDAJE