SHPËRNDAJE

Muajin e kaluar HTC ka prezantuar dy smartphone të rangut të mesëm Desire 816 dhe Desire 610, por si duket kompania ka edhe një model të këtij rangu në prodhim. Ky model i ri i quajtur Desire 616 është shfaqur sot në internet, duke zbuluar kështu pamjen e jashtme nga plastika që si duket i përngjan modeleve Desire.

Smartphone i ri nga HTC vjen i pajisur me ekran 5-inç 720p, kamerën e pasme 8-megapikselë, atë frontale 2-megapikselë, procesorin Octa-Core Mediatek 1.7Ghz, 1GB RAM dhe portën për ekstra memorie. Ky model vjen me versionin Android 4.2.2 dhe me ngjyrë të zezë, kaltër, bardhë, kuqe dhe të verdhë.

Uebfaqja kineze MTKSJ ka pasur shansin ta ketë ketë pajisje në duart e tyre, madje edhe e kanë fotografuar (shih me poshtë). Gjithashtu uebfaqja TENAA raporton se ky model i ardhshëm nga HTC pritet të kushtojë rreth 209 $ pa kontratë. /ameble

SHPËRNDAJE