SHPËRNDAJE

Detajet si dhe disa foto janë paraqitur nga smartphone-i i ri nga Lenovo  Golden Warrior S8 i cili paraprakisht do të lansohet vetëm në Kinë.

Lenovo Golden Warrior S8

Lenovo Golden Warrior S8 do të jetë i përkrahur nga procesori 8-bërthemor  MediaTek 1.4 Ghz dhe 2 GB RAM memorie.

Përveç tjerash, ky model do të ketë ekranin 5.3 inç me rezolucion prej 1280 x 720 piksela, hapësirën e brendshme prej 16 GB e cila mund të zgjerohet deri në 64 GB, kamerën frontale 5 megapiksel, kamerën kryesore 13 megapiksel dhe do të vije me sistemin Android 4.2.2 Jelly Bean.

Çmimi i smartphone-it Lenovo Golden Warrior S8 pritet të jetë 130 $.

Aktualisht nuk ka informuara zyrtare për lançimin e këtij modeli jashtë Kinës. /ameble

SHPËRNDAJE