SHPËRNDAJE

HTC HimaKohë më parë, HTC kishte njoftuar se është duke punuar në një pajisje të re, të cilën planifikon të lanson në mars të vitit 2015. Bëhet fjala për modelin HTC Hima i cili pritet të jetë edhe pasardhësi i modelit HTC M8.

Sa i përket karakteristikave, HTC Hima supozohet se do të ketë ekranin 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve i përkrahur nga procesori Qualcomm Snapdragon 810 me shpejtësi prej 2GHz si dhe 3GB RAM memorie.

Karakteristikat të tjera të modelit HTC Hima përfshijnë; bateria e fuqisë 2,840 mAh, kamera e pasme 20.7 megapikselë, kamera frontale 13 megapikselë si dhe pajisja do të vije me versionin e fundit nga Android 5.0 Lollipop.

Aktualisht ende nuk ka informata zyrtare për konfirmimin e lansimit të pajisjes nga HTC dhe qoftë se shfaqen informacione të reja në lidhje me pajisjen e pretenduar, do të ju njoftojmë në kohë. /ameble

SHPËRNDAJE