Reading with TabletTë gjithë e dimë se nuk duhet qëndruar gjatë para ekraneve. Një studim i ri nga Shkolla Mjekësore e Harvardit ka zbuluar se sa e rrezikshme mund të jetë kjo. Ata thonë se leximi para gjumit nga një tablet apo pajisje tjetër që emeton dritë mund të shkaktoj dem të madh në ciklin e gjumit dhe gjithashtu mund t’ketë edhe pasoja tjera.

Ky studim përfshinë mbylljen e 12 personave në një laborator për dy javë si testim. Pesë ditë e para ata kanë lexuar libra normale, kurse për pesë ditë tjera u është dhënë të lexohet nga një pajisje iPad. Në fund, analizat e gjakut kanë zbuluar nivelet e tyre melatonin (një hormon për gjumin) që kishte rënë, pasi që kanë lexuar në shtrat nga tableti.

“Drita e emetuar nga shumica e tabletve apo pajisjeve me ekran ndriçojnë direkt në sytë e lexuesit, ndërsa nga një libër i shtypur lexuesi ekspozohet vetëm ndaj dritës që reflektohet nga faqet e librit,” ka thënë udhëheqësi i këtij hulumtimi Profesor Charles Czeisler në një intervistë për BBC-në. Ai ka shtuar duke thënë se përveç pengesave në gjumë kjo mund të përfshijë edhe sëmundje kardiovaskulare, trashje madje edhe kancer.

Nëse qëndroni shumë para një drite artificiale ajo ndikon tek trupi juaj dhe të mban zgjuar. Problemin me ndriçim mund ta eliminoni vetëm nëse në vend të leximit nga ekrani, lexoni nga një libër apo pajisje që posedon backlight (teknikë e kontrolluar e ndriçimit, e përdorur në fotografi ose teatër, në të cilën drita vjen nga mbrapa ose nga këndet anësore kundrejtë një objekti apo personi. /ameble