SHPËRNDAJE

Këto ditë po qarkullojnë njoftime, lajme, thashetheme, vetëm për iPhone 6. Tani raporti i radhës vjen nga Re/Code, të cilët kanë llogaritur apo analizuar se sa i ka kushtuar kompanisë Apple prodhimi i një iPhone 6. Sipas raportit të tyre iPhone 6 ka kushtuar të prodhohet mes 200 deri 263$, ndryshimi në çmim është ndryshimi sipas versionit dhe hapësirës për të dhëna.

iPhone 6 hardueri

Siç mund ta imagjinoni iPhone 6 Plus me ekran të madh ka kushtuar pak me shtrenjtë, për modelin 16GB është 216$ kurse për modelin 128GB, 263$. Sipas kësaj nëse del të jetë përafërsisht e vërtet, atëherë Apple po arrin të marr fitime të pastra për çdo iPhone 6 që shet, të cilët me kontratë kushtojnë në mes 649 deri 849$ kurse pa kontratë nga 749 deri 949$.

Këto ditë kompania ka raportuar se, vetëm deri të vikendi i parë ka arritur të shes 10 milionë njësi të smartphone-ve, 1 milionë më shumë se vitin e kaluar. Sukses! /ameble

SHPËRNDAJE