SHPËRNDAJE

Jolla smartphoneGrupi Jolla ka njoftuar se tani e tutje sistemi operativ të tyre Sailfish është i përshtatshëm (compatible) me harduer dhe aplikacione të Android-it duke u mundësuar përdoruesve të sistemit të tyre Sailfish të përdorin gjëra të bazuara në sistemin operativ Android.

SO Sailfish është një sistem operativ mobil nga Linux i zhvilluar nga Jolla në bashkëpunim me projektin Mer dhe i mbështetur nga Aleanca Sailfish, është i projektuar posaçërisht për pajisje mobile.

Në një raport të sotshëm Jolla ka njoftuar se “përdoruesit tani mund ta shijojnë përvojën moderne të sistemit Sailfish që do të jetë i zbatueshëm për të pranuar gjëra që janë në dispozicion përmes dyqaneve online të aplikacioneve Android. Jolla ka bërë një përparim të madh në përshtatjen e harduerit nga Sailfish me Android.”

Për më shumë informacione mbi përshtatjen e re të SO Sailfish me pajisjet Android, mund ti gjeni tek uebfaqja Jolla.

SHPËRNDAJE