SHPËRNDAJE

Sipas thashethemeve, për Samsung është thënë se do të prezantoj modelin e smartphone-it të ardhshëm Galaxy S6 në ngjarjen MWC 2015. Sigurisht se këto thashetheme tani po dalin të janë të vërteta, për arsye se Samsung ka filluar të dërgoj ftesa për ngjarjen “ Samsung Galaxy Unpacked 2015″ që do të mbahet me 1 Mars në Barcelonë.

Samsung 2015 Invitation

Theksi i veçantë i është dhen dizajnit të ftesës e cila pak a shumë tregon se modeli i ri Galaxy S6 do të jetë i lakuar, ngjashëm me modelin Galaxy Edge.

Sipas një raporti të fundit nga Business Insider, të publikuar më herët, është thënë se Samsung do të prezanton dy versione të modelit të ri të serisë Galaxy, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.

Të dy modelet e reja të serisë Galaxy S6 pritet të shfaqën me specifikimet të ngjashme, të cilat përfshijnë një ekran Quad HD 5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, dy opsione të procesorit, njëri do të jetë 8-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 810, ndërsa tjetri po ashtu 8-bërthamor nga Samsung Exynos 5430. Sa i përket kamerës kryesore, kamera tek Galaxy S6 pritet të jetë 20 megapikselë ndërsa tek Galaxy S6 Edge 16 megapikselë.

A do të jenë informatat e lartë cekur të vërteta, do të kuptojmë me 1 Mars, në ivetin e organizuar nga Samsung. /ameble

SHPËRNDAJE