SHPËRNDAJE

Apple nuk është me e forta me shitjet rekord të smartphone-ve për tremujorin e fund-vitit (Q4) siç është raportuar. Sipas një raporti të ri nga Strategy Analytics, Samsung ka shitur 86 milionë smartphone në tremujorin e katërt të vitit 2013. Apple, nga ky krahasim është raportuar të ketë shitur 51 milionë iPhone për të njëjtën periudhë kohore tre-mujoreshe. Numri i shitjeve të smartphone-ve Samsung gjatë gjithë vitit 2013 ka arritur në 319.800.000 njësi, ka shkruar Strategy Analytics.

Shitjet e smartphonve

Samsung dhe Apple janë dy top prodhuesit e smartphone-ve duke u ndjekur kështu nga Huawei dhe LG, të cilët kanë shitur 16.600.000 njësi ndërsa kjo e dyta 13.600.000 njësi, dy prej të cilëve kanë hyrë shumë shpejt si konkurrent të mëdhenj në industrinë globale të smartphone-ve. Kompanive Samsung dhe Apple do të duhet shumë për të luftuar për të mbajtur larg sfiduesit të tjerë që duket së kanë marrë hov ketë vit” ka shkruar Strategy Analytics. /ameble