SHPËRNDAJE

Samsung tani ka nisur modelin Galaxy Grand 2 LTE-A në Korenë e Jugut. Si pajisje më avancuar që përkrahë teknologjinë LTE, Galaxy Grand 2 vjen me ekranin 5,25 inç me definicion të lartë me rezolucion prej 1280 x 720 pikësela.

Samsung Galaxy Grand 2 LTE-A

Pajisja ka të integruar procesorin 4-bërthamor 1.2GHz dhe gjithashtu vjen me 1,5 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet SD kartelës deri në 64 GB .

Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy Grand 2 LTE-A përfshijnë kamerën frontale HD 720p dhe kamerën e pasme 8 megapikselë me LED flash dhe auto fokus .

Samsung Galaxy Grand 2 përkrahë 802.11 a / b / g / n WiFi , GPS, Bluetooth 4.0 dhe vjen me versionin Android 4.3 Jelly Bean.

Galaxy Grand 2 LTE-A do të jetë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të bardhë dhe do të ketë çmimin e shitjes me pakicë prej 484 $. /ameble

SHPËRNDAJE