SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy Note 4Ende vazhdojnë thashethemet për modelin e ardhshëm nga Samsung, Galaxy Note 4.

Si duket Galaxy Note 4 do të jetë rezistent ndaj ujit sikurse modeli i fundit të smartphone-it, Galaxy S5.

Po ashtu thuhet se do të ketë ekranin 6 inç qHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikësela, kamerën kryesore 20 megapiksel me mundësi incizimi 4K, 4GB RAM dhe hapësire të brendshme deri në 128GB .

Prezantimi i Galaxy Note 4 pritet të bëhet në ngjarjen IFA 2014 e cila do të mbahet në Berlin nga 6 – 11 Shtator, ndërsa lansimi i tij në treg pritet të behet në fillim të muajit Tetor.

Karakteristika të lartë përmendura ende nuk janë zyrtare dhe sapo të jenë të konfirmuara, ne do t’i publikojmë. /ameble

SHPËRNDAJE