SHPËRNDAJE

Deri më tani ka pasur shumë thashetheme në lidhje me Samsung Galaxy Note 8.0 dhe si duket këto thashetheme do të përfundojnë në Mars, sepse pritet lansimi i tij, thuhet në një portal bullgar. Lajmi i ardhur nga Bullgaria tregon datën dhe çmimin e Samsung Galaxy Note 8.0 i cili do të jetë më i shtrenjtë se sa mini iPad.

Versioni me Wi-Fi i Samsung Galaxy Note 8.0 do të fillojë në çmim prej 359 €, që realisht është çmimi më i madh në krahasim me iPad mini kostoja e të cili është 349 €. Gjithashtu Samsung do të ofron edhe një version 3G, me çmimi prej 449 €.

Samsung Galaxy Note 8.0 karakterizohet me një ekran 8 inç 1280 x 800 pixel, një 1.6 GHz quad core procesor, 2 GB RAM, 16/32 GB hapësire të brendshme , mikro SD kartelën, kamera e pasme 5 MP si dhe ka të integruar kamerën frontale. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE