Divizioni i Samsung-ut në Gjermani, para pak orësh ka shpërndarë ftesat zyrtare për një ngjarje që do të ndodhë me datën 11 Tetor dhe ka shumë arsye të besohet se qëllimi kryesor i kësaj ngjarje do të jetë pikërisht publikimi i Samsung Galaxy S III Mini. Në ftesën që është shpërndarë nga Samsung thuhet “diçka e vogël, do të jetë shumë e madhe” dhe “bëhuni gati për një senzacion”. Në mes të kësaj ftese është shkruar shkronja “S” e cila simbolizon familjen e pajisjeve Galaxy të prodhuesit korean Samsung.
Duke i bashkuar të gjitha këto që u përmenden dhe duke u bazuar në atë se kjo ka qenë pajisja më e përfolur se mund të dal në treg gjatë kësaj kohe, atëherë kemi shumë arsye të konkludojmë se Samsung Galaxy S III Mini do të zbulohet me 11 Tetor. |phonearena||ameble| [divider top=”0″]