SHPËRNDAJE

Kompania hulumtuese Strategy Analitics ka bërë të ditur se Sasmung Galaxy S3 tani ka zënë vendin e parë në tregun e smartphone-ve duke  shtyrë mënjanë iPhone nga Apple i cili ka dominuar në skemën për më shumë se dy vjet.

Kompania hulumtuese Strategy Analitics ka vlerësuar se në tremujorin e tretë të këtij viti janë shitur  mbi 18 milion modele të S3 nga Samsung, krahasuar me shitjet e iPhone 4S të shitur mbi 16 milion.

Shitjet e realizuara nga linja Galaxy S3 kanë ndikuar në rritjen e profitit të kompanisë gjigante Samsung me një rekord fitimi prej 7.3 miliard $ në tremujorin korrik-shtator. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE