SHPËRNDAJE

Strategjia e kompanisë Samsung për nxjerrjen në treg të shumë modeleve pothuaj të njëjta në dizajn po paguhet, të paktën sipas deklaratës së fundit nga Samsung, kështu që pse të ndalemi kanë thënë ata?

Sipas raporteve të fundit të certifikimit, Samsung është në proces të prodhimit të një modeli të ri Galaxy S4 mini, që pritet të jetë rezistent ndaj ujit. Me fjalë të tjera, ky model tingëllon si një Galaxy S4 Active mini. Ky model është shfaqur së fundmi në uebfaqen kineze Tenaa, që e ka rolin e njëjtë si Komisioni Federal për komunikim në Shtetet e Bashkuara dhe jap miratimin apo aprovimin e pajisjeve elektronike për përdorim lokal, ky model posedon kodin GT-8580.

Smartphone-i thuhet të vij me ekran 4.6 inç me rezolucion 800 x 480 pikselë, procesori 2-bërthamor Snapdragon 400 Plus 1.2GHz, kamera e pasme 5 megapikselë si dhe ajo frontale 0.3 megapikselë.

Raporti nuk konfirmon disa gjëra, si p.sh rezistent ndaj ujit, edhe pse në imazhe duket të ketë butona të njëjtë sikur tek Galaxy S4 Active. Nuk ka asnjë fjalë apo komunikatë nga vetë kompania dhe duke i parë karakteristikat nuk është edhe aq i nevojshëm një model i tillë, edhe pse Samsung tani për tani duket të ketë smartphone për çdo pikë të çmimeve që mund të imagjinohet. |ameble|