Samsung Galaxy S4 Mini

Shtohen thashethemet e mëhershme në lidhje me përgatitjet e Samsung-ut për të nxjerrë versionin e vogël të smartphone-it Galaxy S4 të quajtur Galaxy S4 Mini. Ky smartphone pritet të shfaqet me ngjyrë të zezë dhe të bardhë si dhe në dy mundësi të përdorimit për kartelat SIM, atë me një SIM dhe Dual-SIM.

Modeli me Dual-SIM thuhet se do të jetë i pajisur me ekran 4.3 inç qHD, procesor 1.6GHz dy-bërthamor Exynos 5210, kamerën 8 megapiksel dhe posedon platformën Android 4.2.2, kurse modeli me një SIM është pothuajse i ngjashëm, vetëm se mund të jetë i pajisur me procesor katër bërthamor.

Sipas SamMobile, prezantimi i këtij smartphone-i me shumë gjasë do të ndodh gjatë kësaj javë, ndërsa dalja në treg nga fundi i muajit Maj ose në fillim të Qershorit. |ameble|