SHPËRNDAJE

Janë të pashmangshme thashethemet që dalin para se një produkt të shpallet. Kompania Samsung ka pasur gjithashtu thashetheme edhe për smartphone-in Galaxy S3, para se ai të mbërrij në treg. Sigurisht se as Galaxy S4 nuk do të jetë ndryshe për sa i përket thashethemeve dhe vetëm se kanë filluar të behën edhe me interesante.

Tani sipas burimeve të Reuters-it Samsung Galaxy S4, është planifikuar që të nis në prill. Ndër përmirësimet e zakonshme shtesë në fuqinë e tij, dendësin e piksellave të ekranit, megapixellat e kamerës, etj. dhe një zhvillim i pazakontë i pa zbuluar deri me tani mund të shfaqët tek kjo pajisje e që është ekrani i pathyeshëm (elastik).

Ky ekrani i pathyeshëm është kaq i rëndësishëm për të, sa që do të bëjë një ndryshim të madh të shitjes dhe konkurrencë e madhe do të jetë kundër pajisjeve tjera ne treg.

Se a do të ndodh kjo apo jo, si dhe për detaje të mëtutjeshme mbetet te shihet muajt e ardhshëm. |ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • moczi

    nese jo ne S4, atehere ne S5 sigurisht 🙂