SHPËRNDAJE

Thashethemet se Samsung është në përgatitje e sipër të smartphone-it Galaxy S5 nuk kanë të ndalur. Te dhënat e reja rreth këtij produkti zbulojnë se Samsung Galaxy S5 do të vijë në dy versione sa i përket dizajnit. Sipas këtyre informatave proklamohet se Galaxy S5 do të vijë në versionin me kopertinë plastike dhe versionin me kopertinë metali. Çmimi për Samsung Galaxy S5 përflitet të jetë rreth 650 Euro dhe dallimi në çmim për versionin metalik pritet të jetë rreth 150Euro, konkretisht ky version do të kushtojë rreth 800 Euro. Kur jemi tek dallimet në këto versione, është e mundur që edhe procesorët e këtyre dy pajisjeve të jenë të ndryshëm për nga lloji, njëri të ketë procesorin Snapdragon 805 chipset dhe tjetri Exynos 6. Madhësia e S5 pritet të jetë 5.25 inç me ekran Amoled me rezolucion (2,560 x 1,400 pikselë). Kamera e këtij telefoni pritet të jetë 16 MP. Dhe natyrisht sistemi i tij operativ do të jetë version i fundit i Androidit 4.4 KitKat. \ameble

SHPËRNDAJE