SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy S6Gjatë disa javëve të fundit, ka pasur shumë thashetheme në lidhje me pasardhësin e modelit Galaxy S5 nga Samsung, Samsung Galaxy S6 të cilin si duket kompania pritet të lanson në dy versione.

Sipas një raporti të fundit nga Business Insider, në ngjarjen MWC 2015 e cila do të mbahet muajin e ardhshëm, Samsung do të prezanton dy versione të modelit Galaxy, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.

Të dy modelet e reja të serisë Galaxy S6 pritet të shfaqën me specifikimet të ngjashme, të cilat përfshijnë një ekran Quad HD 5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, dy opsione të procesorit, njëri do të jetë 8-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 810, ndërsa tjetri po ashtu 8-bërthamor nga Samsung Exynos 5430. Sa i përket kamerës kryesore, kamera tek Galaxy S6 pritet të jetë 20 megapikselë ndërsa tek Galaxy S6 Edge 16 megapikselë.

Për Galaxy S6 është thënë më herët se do të vije me të paktën 3GB RAM memorie, por ndoshta edhe 4GB RAM si dhe me një numër të opsioneve të hapësirës së brendshme deri në 128GB.

A do të ndryshojnë këto specifika deri në kohen e lanismit, do të kuptojmë në ngjarjen MVC. /ameble