SHPËRNDAJE

Samsung sapo ka lansuar një video të re për orën e tyre Samsung Gear S2, video është quajtur “Dial In”, ku mund ta shihni më poshtë.

Gear S2 është raportuar të ketë një fillim të mirë, sepse është pritur mirë në Korenë e Jugut dhe Kinë.

Gear S2 vjen me ekran të rrumbullakët, është Samsung smartwatch i parë i cili posedon një ekran të tillë dhe vjen me rezolucion 360×360 pikselë, përmban një rreth (bezel) që mund të navigohet me pajisjen.

Karakteristikat tjera përfshijnë procesorin 2-bërthamor 1GHz dhe 4GB RAM, pajisja vjen në dy versione, standard dhe një model klasik që përdorë sistemin e Samsung-ut, Tizen OS. /ameble

SHPËRNDAJE