Pak a shumë mund të quhet si shpagim për të gjitha kontestet dhe përballjet në gjykatë, kur Apple kishte fajësuar Samsung për kopjim të dizajnëve te saj. Sipas MarketWatch, Samsung ka detyruar në mënyrë efektive kompaninë Apple të paguaj 20% më shumë në procesor që prodhon për smartphone-et e tyre. Apple fillimisht nuk e pranoi atë, por duke mos gjetur furnizues tjetër si zëvendësim, atyre u është dashur të pranojnë rritjen, tha një nga burimet anonime të MarketWatch.

Në bazë të marrëveshjes së tanishme të kompanive Samsung thuhet se do të prodhoj procesor për smartphone të Apple-s deri në vitin 2014. Një nga pasuritë më të mëdha të kompanisë Apple është aftësia e tyre për të kontrolluar zinxhirin e furnizimit, por si duket Samsung kësaj radhe i ka lëkundur pak. Përderisa Apple nuk mund të gjej prodhues tjetër masiv për Chip-a, ajo me sa duket nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm së te paguaj kërkesat nga ana e Samsung-ut. Samsung dhe Apple nuk kanë pranuar të komentojnë mbi raportin. |ameble| [divider top=”0″]