Samsung konfirmon variantin me 6GB RAM

Samsung konfirmon variantin me 6GB RAM

53
0
SHPËRNDAJE

Samsung sapo konfirmoi se varianti me 6 GB RAM i Samsung Galaxy S8+ është duke ardhur. Nëse e vizitoni linkun e më poshtëm, ju do të vizitoni ueb faqen Koreane zyrtare të Samsung-ut, dhe atje mund të shihni një variant të ri të Samsung Galaxy S8+ i cili ka 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. E vërteta u tha, kjo ueb faqe mund të jetë e vështirë për tu shfletuar pasi që është në gjuhën Koreane, por ne kemi sjellë një foto për ju më poshtë.

Duke u bazuar në këto të dhëna, duket se Samsung po planifikon të jap DeX me blerjet e Samsung Galaxy S8+ që ka 6GB RAM. Një raportim sugjeroi se DeX do të jepet tek konsumatorët që kanë porositur Samsung Galaxy S8+ para kohe. Ia vlen të ceket se lloji i Samsung Galaxy S8+ me 6GB RAM është i certifikuar nga TENNA. Ky lloj i Samsung Galaxy S8+ është identik me atë që u prezantua me 29 Mars por vetëm me RAM dhe Memorie të zgjeruar.

Gjiganti Samsung ka prezantuar dy Smartphone, Galaxy S8 me 29 Mars dhe Galaxy S8+ që është më i madh nga këto dy modele. Ky Smartphone ka ekran 2960 X 1440 pikselë me ekran Super AMOLED që është i lakuar anash. Nëse dëshironi të dini më shumë për këtë lloj të Samsung Galaxy S8 klikoni këtu. /ameble

SHPËRNDAJE