SHPËRNDAJE

Në Prill, Samsung ka bërë njoftimin për lançimin e Galaxy Tab 3 7 inç, ndërsa sot Samsung njofton poashtu për të njëjtin tabletin por me madhësi të ndyshme, 8 inç dhe 10.1 inç. Pra, nga tani fansat e modelit të ri Samsung Galaxy Tab 3 do të keni më shumë opsione të përzgjedhjes së një pajisje por me madhësi të ndryshme, 7,8 dhe 10.1 inç.

Me çfarë karakterizohet Galaxy Tab 3 8 inç?

Samsung Galaxy Tab 3 8inc -amebleGalaxy Tab 3 8 inç karakterizohet me ekranin 8 inç me rezolucion 1280 x 800 pikselë, procesorin 2-bërthamor 1.5 GHz, 1.5 GB RAM memorie, me kamerë të pasme 5 Megapikselë dhe atë frontale 1.2 Megapikselë, baterinë 4,450 mAh, si dhe ka të instaluar platformën Android 4.2 Jelly Bean. Vjen me dy versione 16 GB ose 32 GB dhe poashtu përkrahë edhe kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës së brendshme për ruajtje. Duhet të theksohet se Galaxy Tab 3 përkrah teknologjinë LTE, Wi-Fi dhe Bluetooth.

Me çfarë karakterizohet Galaxy Tab 3 10.1 inç?

Samsung Galaxy Tab 3 10.1 -amebleGalaxy Tab 3 10.1 inç është identik me karakteristikat e tabletit 8 inç, për veç se dallon në madhësi të ekranin e cili është 10.1 inç, e ka një procesor pak më të shpejt 1.6 Ghz poashtu 2-bërthamor dhe një bateri më të fuqishme 6,800 mAh. Kamera e pasme është të kualitetit më të ulet, 3 Megapikselë dhe ka më pak RAM memorie në krahasim me atë 8 inç, vetëm 1 GB.

Ende nuk janë dhen detajet për çmimet e tyre. |ameble|