SHPËRNDAJE

[MWC 2013] Edhe pse Samsung, smartphone-in e shumë pritur Galaxy S4 përfundimisht ka vendosur ta prezantoj me vonë ndoshta nga mesi i Marsit dhe jo në ngjarjen MWC, kompania nuk ka ardhur duarbosh as për këtë vit në MWC. Një ditë para fillimit zyrtar të ngjarjes MWC, Samsung u ka ofruar gazetarëve apo mediave një paraqitje të shkurtër për tabletin e tyre të ri Galaxy Note 8.0, më 8 inç dhe karakteristika të mira, ai gjithashtu posedon lapsin shkrues të cilin kompania e quan S Pen.

Galaxy Note 8.0 ka një ekran më të madh se sa ata të vjetrit me 7 inç siç janë Galaxy Tab, Galaxy Tab 2 dhe Galaxy Tab Plus, trupi dhe dizajni i këtij modelit duket më i efektshëm. Përveç ekranit 8 inç me 1280X800 pixel, Galaxy Note 8.0 është i pajisur me procesor 4-bërthamor A9, 1.6GHz, kamerën e pasme 5 megapixel plus një frontale për video thirrje 1.3 megapixel, 2GB RAM dhe 16/32GB memorie e brendshme që mund të rritet me anë të kartës microSD.

Me platformën Android 4.1.2 (Jelly Bean) pajisje gjithashtu mbështet Wi-Fi, A-GPS dhe vjen me baterinë e fuqizuar 4600 mAh. Për versionet ndërkombëtare Galaxy Note 8.0 do të jetë e përfshirë edhe HSPA+ apo LTE (në varësi të tregut) dhe do të ketë mundësin për të bërë telefonata.

Galaxy Note 8.0 do të jetë në dispozicion nga tremujori i dytë i vitit 2013 në të gjithë botën. Për çmimin ende nuk është njoftuar. |ameble|

[divider top=”0″]