Llogaria ruse e Samsung-ut në Twitter ka njoftuar se kompania është duke u përgatitur për të lansuar nesër një pajisje të re “të klasës së lartë” (high-class). Në njoftim thuhet se “një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë!” E kjo sigurisht është bërë që ne të bëhemi kurioz. Për momentin nuk është e qartë se çfarë pajisje e re do të jetë kjo, në foton e publikuar në Twitter ka vetëm një pajisje të hollë aluzion që nuk mund të shihet së për çfarë është fjala.

Samsung High Class

Ka pasur thashetheme të panumërta për muaj të tërë në lidhje me kompaninë Samsung që kinse është duke punuar në një seri smartphone-sh “Premium” të ardhshëm. Sa i përket kësaj ne nuk do të spekulojmë, mirëpo kjo që do të shpallet nesër nuk po duket së është ndonjë risi e madhe.

E vetmja që mund të shihet këtu janë pesë pika me ngjyra të vendosura më sipër datës. Çfarëdo pajisje që prezantohet nesër, pritet t’i ketë këto ngjyra. Sido që të jetë, të shohim se çfarë do të na paraqes Samsung nesër? /ameble