Samsung ka njoftuar për procesorin e tyre të fundit për smartphone, Samsung Exynos 5 OCTA, i cili përmban 8 bërthama si dhe sipas Samsung-ut ai është procesori i parë që zbaton teknologjinë e procesimit ARM big.LITTLE bazuar në Cortex-A15 CPU.

Samsung Exynos 5 Octa përdorë katër procesorë Cortex-A15 dhe katër të tjera Cortex A7, dhe sipas tyre ky procesorë ofron efikasitet më të lartë deri në 70 % me shumë se sa versioni i mëparshem Exynos me katër bërthama. Exynos 5 OCTA gjithashtu do të mbështesë 3D, i bie që lojëra 3D mund të vijnë në të ardhmen. Samsung ka demonstruar fuqinë e procesimit me lojën Need for Speed Most Wanted. Duhet cekur këtu së Exynos 5 Octa është në gjendje për të përballuar procese të shumta, në të njëjtën kohë madje edhe video HD pa problem.

Nuk ka detaje ende se kur do ta shohim këtë procesor në pajisjet mobile. |ameble| [divider top=”0″]