SHPËRNDAJE

Më vonë gjatë këtij viti, Samsung pritet që të publikoj dhe të filloj shitjen e smartphone-it Galaxy S4, dhe pa dyshim që ky do të jetë njëri ndër smartphone-t më të suksesshëm të vitit. Si do që të jetë deri sa kjo të ndodhë, ne jemi në të tashmen dhe çka do jo-zyrtare që dëgjojmë do të jetë jo shumë e sigurtë.

Një informacion të tillë ne e morëm edhe sot, ku sipas revistës Jug Koreane “Money Today”, kompania Samsung ka në planë që të shes jo më pak se 10 milion njësi të smartphone-it Galaxy S4 në muaj duke filluar nga muaji i parë që ky i fundit do të publikohet.

Nuk është e specifikuar se sa do te zgjasë ky vrull i prodhimit, por duke u referuar ne  “Money Today”  tanimë Samsung ka nënshkruar një kontrate me nënkontraktorin e tyre për prodhuar këtë shumë të madhe të Galaxy S4. Pa marr parasysh se sa janë te sakta këto të dhëna, prapë se prapë pritet që Samsung me produktin Galaxy S4 të arrijë majat e shitjes kur jemi tek bota e smartphone-ve Android. Nga statistikat e mbledhura del se kjo kompani tani më ka shitur nga 40 milion njësi (copë) Galaxy S3 dhe Galaxy S4 deri më tani.

|ameble| [divider top=”0″]