SHPËRNDAJE

Galaxy Gear watchSamsung thuhet se është duke punuar në një smartwatch që nuk ka nevojë për sinkronizim me smartphone, për të funksionuar.

Wall Street Journal ka raportuar se prodhuesi i Koresë së Jugut është në bisedime me operator të ndryshëm të telekomunikacionit në mënyrë që të sjell pajisjen në një telefon të vetëm. Përdoruesit do të mund të bëjnë thirrje drejtpërdrejt nga pajisja duke e mbajtur atë afër gojës.

Orët e mençura (smartwatch) që një kohë të gjatë kanë qenë në pritje si një e arritur e madhe në teknologji me prodhimin e tyre në rritje dhe dizajnet e reja për ketë vit dhe vitet në vijim. Samsung kësaj radhe është duke krijuar diçka që nuk ka nevojë për smartphone.

Telefoni smartwatch që vjen nga Samsung pritet të posedoj sistemin e vet operues dhe është thënë se do të prezantohet në muajin Qershor ose Korrik. /ameble

SHPËRNDAJE