SHPËRNDAJE

Nëse keni në plan të montoni një kompjuter dhe dëshironi që të startoj dhe funksionoj shpejt, atëherë me siguri se ju nevojitet një disk SSD (solid state drive). Fatkeqësisht, disqet SSD ende janë me çmime të larta, që do të thotë se shanset për të zëvendësuar të gjitha me SSD janë larg diskutimit, përveç nëse shpenzimet për ju nuk qojnë peshë për të pasur një kompjuter super të shpejtë.

Samsung 840 EVO SSD 1

Sido që të jetë, sa i përket kësaj ndoshta jeni të interesuar për diskun e fundit SSD nga Samsung, modelin 840EVO SSD, ku kompania pretendon se është i industrisë së parë 1 TB mini-Serial ATA SSD (mSATA SDD). SSD-të e reja përshtaten gjithashtu në pajisje të vogla kompakte mSATA. 840EVO mund të lexoj deri në 540 MB/s dhe të shkruaj pothuajse në të njëjtën shpejtësi 520 MB/s.

Samsung ende nuk i ka publikuar çmimet edhe pse nuk do të jenë të lira. 840EVO SSD do të jenë në dispozicion në madhësi 120, 250 dhe 500GB. |ameble|

SHPËRNDAJE