SHPËRNDAJE

Pas shumë pritjeve dhe thashethemeve që kemi dëgjuar, të dy gjigandët e teknologjisë së Koresë së Jugut, Samsung dhe LG kanë prezantuar smartphone-t e tyre që posedojnë ekran të lakuar. Nga Samsung është Galaxy Round, ndërsa nga LG do të rezultojë LG G Flex, të dy modelet janë të bazuara nga pajisjet tani aktuale nga dy kompanitë, pra Galaxy Note 3 dhe LG G2.

Sido që të jetë, këta smartphone të lakuar janë disi një risi në ketë kohë që ndodhemi, gjithashtu këto modele mund të jenë më të fortë dhe më të vështirë për të thyer, mirëpo çfarë tjetër pritet nga kjo? Samsung ka vendosur të publikoj një koncept të një smartphone-i fleksibil i cila është publikuar në OLED.at.

Samsung me ekran flaksibil

Ky koncept në foton e më sipërm shfaq një smartphone që duket se kompania ka qenë e frymëzuar nga telefonat që mbyllen, të kohës së me hershëm. Prapë se prapë ky është vetëm një koncept që me të vërtet ka një pamje interesante. Se kur do të vij koha që të shohim smartphone të tillë ndoshta mund të jetë e largët, sepse për ketë jo vetëm që duhet ekrani të jetë fleksibil, por edhe komponentët të tjera të tilla si bateria dhe skeleti i tij. |ameble|

SHPËRNDAJE