Samsung memoryApple iPhone 6S nuk pritet të dal në treg me herët se muaji shtator i këtij viti, edhe pse kemi dëgjuar thashetheme të ndryshme sa i përket këtij modeli të ardhshëm.

Sipas një raporti të ri kompania Samsung me sa duket do të jetë furnizues i memorieve DRAM të Apple-it për iPhone 6S dhe 6S Plus. E njëjta kompani është thënë të jetë furnizues edhe për memoriet DRAM të LG-së për smartphone-in e tyre të ri LG G4, i cili sipas thashethemeve do të dal në treg nga muaji prill.

Sipas Korea Times, Apple dhe Samsung kanë nënshkruar një marrëveshje të re e cila parasheh furnizimin e 50% të memorieve RAM për Apple iPhone 6S dhe 6S Plus. Samsung gjithashtu pritet të jetë një nga prodhuesit kryesor të procesorit të ri Apple A9 që pritet të lansohet me gjeneratën e ardhshme të iPhone-it gjatë vitit. /ameble