SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy Note 3Samsung Galaxy Note 3 pritet që së shpejti të lansohet me procesorë të ndryshëm në vende të ndryshme. Për SHBA dhe Evropë, Samsung Galaxy Note 3 pritet të ofrohet me procesorin Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi prej 2.3 GHz.

Për rajonet e tjera është përfolur se Samsung Galaxy Note 3 do të ofrohet me procesorin e ri të Samsung, Exynos 5 OCTA 5420, i cili pritet të lansohet gjatë kësaj jave.

Samsung Galaxy Note 3 pritet të shfaqet me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5,99 inç HD, ndërsa parashihet që i njëjti të ofrohet me dy ekrane të ndryshme; Super AMOLED dhe Super LCD, dhe të dy modelet do të vijnë me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë.

Samsung Galaxy Note 3 thuhet se do të ofrohet me një dizajn më të hollë se sa versioni paraprak, Samsung Galaxy Note 2, ndërsa i njëjti gjithashtu do të ofrohet me 3 GB RAM dhe me opsionin e zgjedhjes në mes memories prej 16 GB dhe 64 GB.

Kamera e pasme e Samsung Galaxy Note 3 pritet të jetë 13 megapikselë, e cila do të përmbajë karakteristika të avancuara harduerike, si stabilizimin e fotografisë bashkë me shumë funksione tjera, si Eye Scroll dhe Eye Pause.

Samsung pritet ta debutojë Samsung Galaxy Note 3 në një ngjarje me 4 Shtator dhe po ashtu është përfolur se pajisja do të paraqitet në Evropë dhe në SHBA në fund të shtatorit. |ameble|

SHPËRNDAJE