SHPËRNDAJE

SatyaMicrosoft sot, pas shumë muajsh spekulime i dha fund përzgjedhjes së kryeshefit të ri dhe kështu zyrtarisht ka emëruar Satya Nadella. Nadella ka qenë punonjës i Microsoft-it që 22 vite dhe së fundmi ka shërbyer si zëvendëspresident ekzekutiv i kompanisë për Cloud dhe Enterprise.

“Mundësitë përpara për Microsoft-in janë të shumta, por për t’i kapur ato ne duhet të përqendrohemi në mënyrë të qartë dhe të lëvizim më shpejt duke vazhduar me transformime,” ka thënë sot Nadella. Një pjesë e madhe e punës sime është që të përshpejtojmë aftësinë tonë për të sjellë produkte të reja në mënyrë më të shpejt për klientët tanë”

Kurse kryeshefi në largim Steve Ballmer u ka dërguar një letër punonjësve të Microsoft-it, në të cilën ai ka vlerësuar aftësitë teknike të Nadella-së dhe njohurit e tij të mëdha për biznesin. “Unë nga afër kam punuar për shumë vite me Satya dhe kam parë këto aftësi shumë herë, ka thënë Ballmer. Ai nuk është i vetëm, ekipi udhëheqës i yni sikur tani nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe së bashku ky ekip do të shty kompaninë përpara.”

Ndërkohë , Bill Gates është duke rënë nga pozita e tij si kryetar i bordit të drejtorëve, ai tani do të shërbejë në bord si themelues dhe këshilltar për teknologji si dhe do të punojë ngushtë me Nadella-n.

[highlight color=”yellow”]Kush është Satya Nadella? [/highlight]

I lindur në vitin 1969 në Hyderabad të Indisë, Satya Nadella përfundoi shkollimin e tij në Shkollën Publike tëHyderabad-it dhe më pas u diplomua si Inxhinieri në Elektronikë dhe Telekomunikacion nga Instituti i Teknologjisë në Manipal. Ai, si shumë prej inxhinierëve të asaj kohe, vazhdoi dhe përfundoj arsimin e tij në inxhinieri jashtë vendit si Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti i Wisconsin-Milwaukee. Dhe krejt në fund, ai rrumbullakoj arsimimin e tij me një diplomë Master në Administrim dhe Biznes në Universitetin e Çikagos.

Nadella karrierën e tij e ka filluar në Sun Microsystems, para se të filloj për Microsoft-in në vitin 1992, ku aty ishte si menaxher i programit në grupin e Windows-it për marrëdhënieve dhe zhvillim. Dhe kështu Nadella nga ajo kohë ka lëvizur shumë shpejt në pozita të larta dhe të ndryshme të kësaj kompanie. /ameble