LG-G4-Jermaine-Smit-concept-5Dy javë më parë ishte publikuar një raport në lidhje me pasardhësin  e modelit LG G3, LG G4 i cili duke u bazuar në harduerin që do të ketë të integruar, si duket do të jetë një TOP pajisje për këtë vit.

Modeli i ri nga LG G4, pritet të ketë ekranin QHD 5.3 inç me rezolucion prej  2,560 x 1,440 pikselëve, i përkrahur nga procesori Qualcomm Snapdragon 810 dhe të paktën 3GB RAM memorie ose eventualisht edhe 4GB RAM.

Disa raporte tregojnë se kamera kryesore mund të jetë 16 megapikselë, ndërsa disa raporte të tjera tregojnë se mund të jetë edhe 20 megapikselë me stabilizimin optik.

Sa i përket sistemit operativ, LG G4 do të jetë edhe një Android tjetër të serisë G nga LG me versionin e fundit Android 5.0 Lollipop.

A do të konfirmohen specifikat harduerike nga ky raporti, mbetet të shihet në të ardhmen e përafërt me ç’ rast pritet të prezantohet modeli LG G4. /ameble