SHPËRNDAJE

Telltale ka njoftuar se seria e video lojërave të tyre Game of Thrones do të fillojë me lansimin e episodit të parë, ketë javë. Kjo lojë e re nga data 2 dhjetor do të jetë në dispozicion për përdoruesit  e PlayStation 4 dhe PC-ve kurse Xbox One dhe Xbox 360 me 3 dhjetor duke pasuar pastaj më pajisjet iOS më 4 dhjetor 2014.

“Game of Thrones: Seria e lojërave nga Telltale, është një seri me gjashtë episode e caktuar sipas shfaqjes së njëjtë e shfaqur në HBO TV.

Tregimi i ri në ketë lojë shfaq House Forrester, një familje fisnike nga veriu i Westeros, besnik ndaj Starks e Winterfell. Aty janë të përfshira ngjarjet që kapin luftën së pesë mbretërve, ku janë të futur në një vorbull të luftës së përgjakshme, hakmarrjeve, intrigave, dhe tmerrit të cilët luftojnë për të mbijetuar.

Në lojë merret njeri nga rolet e anëtarëve të ndryshëm të familjes Forrester dhe e përcakton fatin e tyre duke vepruar më zgjedhjet, veprimet dhe vendimet që bën, gjithashtu ndryshon historinë e familjarëve.”

Për më shumë detaje rreth lojës e re mund të lexoni nga ueb-faqja e Telltale-s. /ameble

SHPËRNDAJE