Sot dhe nesër (8 dhe 9 shtator) në Prishtinë do të mbahet Liria Softuerike Kosovare (Software Freedom Kosova), konferencë ndërkombëtare për teknologji, e cila ka për qëllim thellimin e njohurive nga fusha e teknologjisë informative.

Njohës të kësaj fushe specifike, për herë të katërt do të tubohen në Prishtinë për të dëshmuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunuar në fushën e teknologjisë informative e cila i dha botës uebin, Androidin, Wikipedian e shumë teknologji të tjera. Liria Softuerike Kosova, e cila organizohet nga FLOSS Kosova, është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon.

Konferenca do t’i ketë ligjëratat kryesore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtines më 8 dhe 9 shtator ndërsa më 7 dhe 10 shtator punëtori në UNICEF Innovations Lab .

SFK12 do të mbledhë folës nga shumë vende anembanë botës duke përfshirë:

Bruce Perens: Një nga themeluesit e lëvizjes për kod burimor të hapur. Perens është pronar i një kompanie softueri si dhe programues kompjuteri. Perens është bashkë-themelues i Open Source Initiative (OSI).

Andrew Betts: Zhvillues në PHP dhe JavaScript si dhe themelues i Assanka, tani pjesë e Financial Times. Betts është ligjërues për tema të lidhura me HTML5 dhe PHP.

Prof.Dr.Frederik Questier: Këshilltar akademik për projektet arsimore të TIK-ut në disa vende në zhvillim si dhe profesor në disa departamente në Vrije Universiteit, Bruksel. Prof. Questier është autor dhe redaktor i disa librave dhe artikujve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe softuerit të lirë.

Flamur Mavraj: Mavraj është zhvillues i aplikacioneve në ueb me PHP. Ai do të ligjëroj për Zend Framework2, si dhe shumë të tjerë.

Konferenca këtë vit bëhet e mundur duke iu falenderuar ndihmës financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, STIKK, Ipko Foundation dhe Unicef Innovations Lab. FLOSSK është OJQ e themeluar më 2009 me qëllim të promovimit të softuerit të lirë dhe teknologjive dhe lëvizjeve të ndërlidhura. |flossk.org| [divider top=”0″]