Sharp WG-N20Nëse ju pëlqejn pajisjet që do të mund të kurseni letër, atëherë Sharp ka njoftuar për GP-N20 Digital Notepad, një pajisje që posedon ekran 6 inç me rezolucion 600 X 800, dimensione 11.1cm X 15.5cm, është rreth 1 cm i trashë dhe peshon 210 gram. Ajo ruan deri 2000 shënime me dorë dhe është në gjendje të funksionoj rreth 60 orë përdorim në një mbushje baterie.

Pajisja vjen e paketuar me një laps shkrues në mënyrë që ju të përdorni atë si një fletore (notepad). Pajisja kushton rreth 150 $ dhe pritet të dal për shitje në muajin Gusht. Nuk është e sigurt se kur do të jetë në dispozicion në shtetet tjera jashtë Japonisë.

Problemi për ketë pajisje është se kush do ti paguajë 150 $ kur më këto para mund të blej fletore letër dhe lapsa për terë jetën, por me ketë shumë parashë sot mund të blihet një tablet që mund të përdoret edhe për shume funksione tjera!? |ameble|