Google LatitudeGoogle ka njoftuar se më datë 9 Gusht do të mbyll shërbimin e tyre Google Latitude për pajisje mobile. Shërbimi Google Latitude u krijua fillimisht nga Google për ti ofruar përdoruesve qasje në përzgjedhjen e vendndodhjes së miqve nga Google Maps. Por kjo nuk është për tu shqetësuar sepse nëse keni përdorur ketë shërbim atëherë Google ka sqaruar se shërbimi tjetër i tyre Google+ location sharing do të vazhdojë të funksionojë normalisht.

Google gjithashtu ka shpjeguar se do të fshij listën tuaj të miqve në përgjithësi dhe se përdoruesit nuk do të jetë në gjendje për të parë ose për të menaxhuar miqtë dhe miqtë ekzistues nuk do të mund të shohin vendndodhjen tuaj më.

Për më shumë informata dhe pyetje në lidhje me mbylljen e shërbimit të Google Latitude mund të njoftoheni këtu nga deklarimi zyrtar i tyre. |ameble|