SHPËRNDAJE

Yahoo NewsYahoo ka njoftuar se shërbimi “Yahoo News” tani ka një dizajn të ri. Ky dizajn ka për qëllim për të bërë shërbimin më të kuptueshëm, personal dhe modern. Yahoo thotë se dizajni i ri do të jetë më i afërt për përdoruesit, sepse ka elemente nga shërbimet tjera të Yahoo-së duke krijuar kështu një dizajn të qëndrueshëm për të gjitha shërbimet e kompanisë.

Ky dizajn funksionon sipas interesave dhe preferencave të përdoruesit. Lajmet mund të jenë të përshtatura, kështu që përdoruesit mund të zgjidhin atë që ata duan të shohin në ballinë dhe shërbimet do të shfaqen në mënyrë të sinkronizuar sipas kohës.

Shpejtësia gjithashtu  ​​është më e mirë. Artikujt tani shfaqen më shpejtë se më parë. Çfarë mendoni ju? A ju pëlqen dizajni i ri? |ameble|

SHPËRNDAJE